Kurti tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin, Merkelin dhe Macronin

Kurti tregon se çfarë biseduan me Vuçiqin, Merkelin dhe Macronin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se në takim me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, kancelaren gjermane, Angela Merkel dhe presidentin francez, Emmanuel Macron, kanë folur për Procesin e Berlinit, transmeton Insajderi.com.

Përmes një postimi në Twitter, Kurti tha se kanë diskutuar edhe për lëvizjen e lirë si dhe njohjen e diplomave.

Liderët e Ballkanit Perëndimor në Brdo

“Në një bisedë me Kancelaren e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentin e Francës, Emmanuel Macron & Presidentin e Serbisë, ne folëm për Procesin e Berlinit; lëvizjen e lirë dhe njohjen e diplomave”, shkroi Kurti.

Tutje, Kurti shtoi se Kosova mbështet marrëveshjet sipas të cilave të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor trajtohen të barabarta.
“Ne mbështesim marrëveshjet në të cilat të gjitha vendet e BB6 trajtohen si të barabarta dhe qytetarët janë përfituesit përfundimtarë”, shkroi Kurti. /Insajderi.com