
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sot në mbledhjen e 35 të Këshillit të kësaj partie ka folur për atë se sa anëtarë i janë bashkuar Lëvizjes gjatë 2018-s.
Kurti, i cili fjalimin e tyre hyrës e nisi me kritika për ish-12 deputetët e Vetëvendosjes, të cilët tashmë janë pjesë e PSD-së, ka thënë se pavarësisht kësaj VV-së gjatë 2018 i janë bashkuar 5120 anëtarë.
“Vetëm gjatë këtij viti Vetëvendosjes iu bashkuan 5120 anëtarë të rinj e u hapën 146 pika në lagje e fshatra”, ka deklaruar Kurti, shkruan Insajderi.
Tutje Kurti ka folur edhe për planet për vitin 2019 duke thënë se synojnë ta zgjerojnë anëtarësinë, e po ashtu të hapin dy qendra të VV-së në SHBA e Francë.
Sipas Kurtit, deri më tani VV numëron mbi 35600 anëtarë. Po ashtu, Kurti tha se së shpejti VV do të jetë në pushtet.
Gjatë fjalimit të tij, Kryetari i Vetëvendosjes ka kritikuar qeverisjen aktuale në vend duke thënë se gjithë buxhetin e kanë orientuar në asfalt, pasi sipas tij aty mund të vjedhin./Insajderi.com