Kurti udhëton në Bruksel, por nuk takohet me Vuçiq

Kurti udhëton në Bruksel, por nuk takohet me Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do të zhvillojë vizitën e tij të parë zyrtare në Bruksel pas ardhjes në pushtet për herë të dytë.

Këtë për Gazetën Online Insajderi, e ka konfirmuar zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, i cili tha se kryeministri Kurti do të udhëtojë për në kryeqendrën e Evropës kah mesi i javës së tjetër.

Ai bëri të ditur se nuk do të ketë një takim midis kryeministrit Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri Kurti do të ketë një bizitë zyrtare në Bruksel kah mesi i javës së ardhshme ku do të takohet me përfaqësues të institucioneve të Bashkimit Evropian. Nuk do të ketë takim mes kryeministrit z.Kurti dhe z.Vuçiq”, ka thënë Kryeziu.

Ndërkaq, mediat serbe sot raportuan se Vuçiq do të bëjë një vizitë pune në selinë e Bashkimit Evropian më 26 prill.

Siç shkruan agjencia e lajmeve ‘Tanjug’, Vuçiqit I është bërë ftesë nga kryediplomati evropian, Josep Borrell. /Insajderi.com