
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar 28 shtatorin, ditën e Boshnjakëve të Kosovës, njofton Insajderi.
Kurti urimin e tij e ka bërë përmes një postimi në Facebook, meqë siç ka thënë ai nuk ndodhet në Kosovë.
Në urimin e Kurtit thuhet se “populli boshnjak shtë paqedashës dhe punëtor, që e ka ndarë fatin e përbashkët me popullin shqiptar në këto anë, duke mbijetuar gjenocidin dhe arritur lirinë”.
Tutje Kurti ka potencuar se “boshnjakët në Kosovë janë pjesë e rëndësishme e rindërtimit dhe zhvillimit të shoqërisë sonë të bazuar në barazi, drejtësi dhe të drejta të njeriut”.
Në fund Kurti ka thënë porositur qe mos të harrohet e kaluara edhe ajo të shërbejë për të ndërtuar të ardhmen./Insajderi.com
Telegrami im përshëndetës (në gjuhën boshnjake dhe shqipe) në festën e sotme në PrizrenDobar Dan, Žao mi je što…
Gepostet von Albin Kurti am Montag, 28. September 2020