Kurti uron krishterët shqiptarë për krishtlindjet

Kurti uron krishterët shqiptarë për krishtlindjet

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka uruar shqiptarëve e krishterë për krishtlindjet.

Ai tha se këtë vit kjo datë festohet në kushte të pazakonta për shkak të virusit COVID-19.

“Shqiptarët katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë, sot presin Krishtlindjen në një situatë padyshim të pazakontë. Kjo festë e rëndësishme kolektive për të krishterët, që çdo vit e presin me ceremoni të bukura e mesha festive, sivjet festohet nën kufizime e masa. Por Lindja e Krishtit është mesazhi universal i shpresës, që vjen te çdo njeri e që triumfon, mesazh i dashurisë që ngadhënjen mbi vetminë e braktisjen. Me shpresë e besim e duke ndenjur pranë me zemra edhe pse në distancë fizike, do ta tejkalojmë këtë sfidë të madhe të pandemisë”, tha Kurti.

Më tutje Kurti uroi që “Krishtlindja sivjet të sjellë forcë e shëndet, për besimtarët e krishterë e familjet e tyre, sigurisht edhe për klerikët që shërbejnë në kishat tona. Qoftë e bardhë e sjelltë bekime kjo festë motra e vëllezër të krishterë. Kjo festë e juaja, por që sipas traditës shqiptare të festave fetare urohet e gëzohet gjerësisht nga bashkësia kombëtare, pra është edhe e jona”. /Insajderi.com

 

Shqiptarët katolikë, ortodoksë, protestantë e ungjillorë, sot presin Krishtlindjen në një situatë padyshim të pazakontë….

Posted by Albin Kurti on Thursday, 24 December 2020