Albin Kurti i Vetëvendosjes, duket se i nënshtruar Isa Mustafës dhe LDK-së duke, u rreshtuar si i dyti në një listë të përbashkët me të cilën ai synon të hyjnë në zgjedhje nëse pranon Isa Mustafa. Kurti para pak minutash një letër publike i ka dërguar Mustafës, ku thotë se Vjosa Osmani do të renditet e para në listë kurse kandidati i VV-së i dyti.
Albin Kurti pak orë para përfundimit të afatit zyrtarë për dorëzimin e koalicioneve parazgjedhore në Komisionin Qendrorë Zgjedhorë, duket se i është gjunjëzuar LDK-së përmes një oferte publike dërguar Isa Mustafës.
Sipas Kurtit dy partitë do të mund të shkonin me një listët të përbashkët në zgjedhje pa caktuar kandidat për kryeministër, ndërsa kandidati që merr më shumë vota do të bëhet kryeministër.
Ai madje ka siguruar që Vjosa Osmani do ta ketë numrin 1 në këtë listë zgjedhore kurse kandidati i Vetëvendosjes numrin dy.
“Me këtë rast ne shprehim gatishmëri për një koncesion të madh: në listën zgjedhore nr.1 të jetë znj.Vjosa Osmani, kurse nr.2 kandidati ynë të cilin e vendos Këshilli ynë i Përgjithshëm (e të cilin për hir të korrektësisë ndaj bisedimeve tona ne ende nuk e kemi mbajtur). Numri 1 në listën garuese është bartës liste kurse numri 2 është përfaqësues i koalicionit”.
“Sot, le ta bëjmë këtë marrëveshje politike parimore e le ta dorëzojmë bashkë në KQZ. Në ditët në vijim e formojmë listën e plotë të kandidatëve dhe platformën tonë qeverisëse. Lista të jetë e baraspeshuar midis dy subjekteve ndërsa sipas numrit të deputetëve të fituar marrim përgjegjësitë në ekzekutivin e ardhshëm”, shkruan Kurti në letrën drejtuar Mustafës.