Kurz i ofron britanikëve kthim në BE

Kancelari austriak porositë se nuk ka negociata të reja për marrëveshje mbi Brexitin, por se është e mundur që BE t’i dal në ndihmë britanikëve.

Kurz i ofron britanikëve kthim në BE

Kancelari i Austrisë Sebastian Kurz, me rastin e spekulimit për mbajtjen e referendumit të ri në Britani të Madhe, se britanikët janë të mirëseardhur nëse dëshirojnë të mbesin në BE.

Kurz në një intervistë për televizionin “Oe24” ka thënë se ky do të ishte fitimi i madh.

Duke theksuar se dyert janë të hapura për britanikët pas referendumit, ai pretendon se momentalisht nuk bëhet fjalë për këtë, por për pengimin e Brexitit “të fortë”.

Kancelari i Austrisë porositë se nuk ka negociata të sërishme mbi marrëveshjen për Brexitin, por se është e mundur që BE t’i dalë në ndihmë britanikëve në lidhje me marrëdhëniet e ardhshme me BE./Insajderi.com.