Kusari-Lila: Është mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë

Kusari-Lila: Është mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë

Shefja e Grupit Parlamentar  të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë  se është mëkat që mos të vlerësohet puna e Qeverisë në uljen e rasteve me Covid-19, shkruan Insajderi.

Ajo ka kërkuar që të bëhet debat në bazë të planifikimeve dhe sipas saj, jo në bazë të agjendës politike.

“Është mëkat me ju njoftuar puna e Qeverisë në uljen e numrit të rasteve. Ajo çka mundon në këtë debat është se kërkesa kur është bërë ka munguar ideja në kontekstin kohor”, ka deklaruar ajo.

Sipas saj, ligji për Rimëkëmbjen ekonomike është miratuar pas shtatë dështimeve të Lidhjes Demokratikë të Kosovës.

“Ligji për Rimëkëmbje është miratuar me 4 dhjetor 2020, në Qeverinë Hoti ajo kërkesë është bërë nga Partia Demokratike e Kosovës, dhe jo LDK-ja pas shtatë dështimeve”.

Ndaj Kusari-Lila ka reaguar Bedri Hamza, nga PDK-ja, i cili kërkoi nga Kusari-Lila të tregojë një ndihmë që ka bërë qeveria ndaj bizneseve.

“Se ki lexuar kornizën afatmesme të shpenzimeve ose nuk po do me pranuar, por është dokumenti aprovuar në Kuvend, dhe kur flisni për rritje e borxhit publik dhe del qe kjo Qeveria kanë paraparë që borxhin publik ta rrit 100%, mos i ik debatit për ekonominë, ma thoni një ndihmë që ja keni bërë bizneseve”, ka shtuar ai./Insajderi.com