Kusari-Lila është propozuar për shefe të grupit parlamentar të VV-së

Kusari-Lila është propozuar për shefe të grupit parlamentar të VV-së

Deputetja, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se është propozuar për shefe të grupit parlamentar në Lëvizjen Vetëvendosje.

Për ta marrë këtë detyrë duhet vota e fshehtë e deputetëve të partisë së Albin Kurtit.

“Duhet koordinuar agjenda e përbashkët dhe ka shumë punë. Është edhe rregullorja e grupit të Vetëvendosjes, ku votohet me votim të fshehtë si ka ndodhur edhe në legjislaturën e kaluar kur është votuar Rexhep Selimi. Nuk ka asgjë zyrtare. Mbetet të shihet në mbledhjen tjetër të partisë se a do të mbështesin deputetët. Unë propozimin e kam pranuar”, tha ajo në dPT te Fidani.

Kusari është kryetare e Alternatives, por që dy palë zgjedhje garon në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. /Insajderi.com