Kusari-Lila: Gjuha e deputetëve të PDK-së ishte e ulët

Kusari-Lila: Gjuha e deputetëve të PDK-së ishte e ulët

Ushtruesja e Detyrës së Shefes të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se gjuha e deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës në drejtim të përfaqësuesve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvend ishte “shumë e ulët”.

Ajo përmendi deputetin Memli Krasniqi, që sipas Kusari “përdori fjalë të rënda”, të cilat tha se nuk mund t’i transmetojë shkak i “edukatës së saj”.

“Qasja që sot synohet të ndërrohet e vërteta, ajo çfarë ka ndodhur në vitin 2015, kush e promovoi, e votoi dhe instaloi Gjykatën Speciale, dhe qysh sot perceptohet dhe si deklarohen po të njëjtit, është për keqardhje”, ka deklaruar Kusari-Lila.

Në Kuvendin e Kosovës situata eskaloi pas fjalimit të Donika Gërvalles e që atakoi PDK-në.

Më pastaj në Parlament u krijua rrëmujë që rezultoi në ndërprerje të seancës e cila rifillon në ora 14:00. /Insajderi.com