Kusari-Lila: Haradinaj tregoi se është i gatshëm të shkelë Kushtetutën si president

Kusari-Lila: Haradinaj tregoi se është i gatshëm të shkelë Kushtetutën si president

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se kandidati për president, Ramush Haradinaj, me qasjen e tij të votës “veresi”, ka treguar se është i gatshëm ta shkelë Kushtetutën ende pa hyrë në Presidencë, transmeton Insajderi.

Kusari Lila ka thënë se Presidenti duhet të zgjidhet pas zgjedhjeve të reja.

“Një legjistraturë e re mbetet të zgjedhë presidentin dhe apo presidenten e re. Vetë qasja dhe hyrja e tij në garë për postin e të parit të vendit tregon se ai është i prirë për shkelje kushtetuese ende pa hyrë brenda në zyre. Mënyrën se si e mendonte  tregtimin  e votës, t’ia merr dikujt, për t’ia  dhënë më vonë nga zyra e presidentin, tregon se ai është i prirë për shkelje Kushtetuese ende pa hyrë në zyrë”, ka thënë Kusari për EO.

Ajo tutje u shpreh se zgjedhjet e jashtëzakonshme janë të nevojshme për shkak të situatës që po kalon vendi.

“Jemi në një situatë të tillë kur kemi krizë të vazhdueshme gjatë gjithë vitit, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe krizat të tjera me probleme të theksuara dhe me krizat e vazhdueshme institucionale që kanë ndodhur me veprimet e Gjykatës Speciale domosdoshmërish vendi duhet të shkojë në zgjedhje”, shtoi Kusari-Lila. /Insajderi.com