Kusari-Lila: Hoti nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e tij

Kusari-Lila: Hoti nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e tij

“Avdullah Hoti nuk ka qëndrueshmëri në bindjet e tij”, kështu e ka cilësuar kryeministrin, deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari-Lila.

Shkak i kësaj deklaratë të deputetes në Grupin Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, është bërë shtyrerja e mbledhjes së përbashkët në mes Kosovës dhe Shqipërisë e planifikuar për 25 shtator.

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se kjo mbledhje është shtyrë pasi seanca e Kuvendit të Kosovës eshtë e planifikuar që të mbahet të premten.

Por, Kusari-Lila, ka hedhur dyshime se arsyeja e spostimit të këtij takimi për 2 tetor mund të jetë “krejt tjetër”.

“Një bindje të njëjtë mosbesimi të krijon arsyetimi për shtyrje të mbledhjes së përbashkët midis dy qeverive, asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë”.

“Si t’i besohet arsyetimit të njeriut që deri më tani asnjë qëndrim nuk e mbajti, as brenda tre muajve të një mandate”, ka shkruar ndër tjerash ajo në Facebook.

Është bërë traditë që Kosova dhe Shqipëria të organizojnë mbledhje të përbashkëta me qëllim të fuqizimit të çështjeve të bashkëpunimit në mes dy shteteve shqiptare. /Insajderi.com