Kusari-Lila: Nëse PDK nuk i dënon grafitet tek shtëpia e Graincës atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata

Kusari-Lila: Nëse PDK nuk i dënon grafitet tek shtëpia e Graincës atëherë aty qëndron vetë përgjigja e largimit të saj nga ata

Ushtruesja e Detyrës së shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në rast se “PDK nuk distancohet nga grafitet në shtëpinë e familjes Grainca atëherë  kjo është përgjigjija pse ajo u largua nga ata”.

Të martën në shtëpinë e deputetes tashmë të Lëvizjes Vetëvendosje, Adelina Grainca, janë vizatuar grafite.

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën kosovare, sipas së cilës vajzat dhe gratë nuk konsiderohen të denja për vendimarrje pos si valutë për shkëmbim dhe zbatim të urdhërave të parties”, ka shkruar Kusari-Lila në Facebook.

Adelina Grainca fitoi mandatin si deputete pjesë e listës së Partisë Demokratike e Kosovës, por ajo vendosi që ta votojë Vjosa Osmanin si presidente për të kaluar në grupin parlamentar të LVV-së.

Partia që drejtohet nga Enver Hoxhaj, vazhdimisht ka kërkuar nga Grainca që ta dorëzojë mandatin siç e kanë cilësuar ata “të vjedhur”. /Insajderi.com

 

Grafitet në muret e shtëpisë së familjes Grainca të shkruara dje pasdite, janë realiteti i mizogjenisë në politikën…

Posted by Mimoza Kusari on Tuesday, 20 April 2021