Kusari – Lila për mocionin: Situata mund të ndryshojë dita-ditës, po rriten pakënaqësitë

Kusari – Lila për mocionin: Situata mund të ndryshojë dita-ditës, po rriten pakënaqësitë

Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, lidhur me mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë Hoti dhe mos mbledhjen ende të nënshkrimeve të mjaftueshme, ka thënë se situata mund të ndryshojë dita – ditës për kësaj çështje, njofton Insajderi.

Sipas saj, pakënaqësitë po rriten dhe duhet të ngritët debati në mënyrë që të mbahen përgjegjësitë për premtimet që janë dhënë.

“Unë besoj që nëse partitë në Kosovë, përfshirë edhe deputetët e LDK-së e shohin vetën si ata që duhet të marrin një vendim, që duhet qëndruar në krah të interesave të qytetarëve, duhet ta nënshkruajnë mocionin e mosbesimit për këtë Qeveri”, ka thënë ajo, në emisionin “Desku” në KTV

Kusari-Lila ka thënë se iniciativa për rrëzimin e qeverisë nuk mund të jetë joserioze, pasi sipas saj, mandati do t’iu jepet qytetarëve./Insajderi.com