
Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari – Lila, ka kritikuar marrëveshjen e nënshkruar mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington, duke thënë se Shenzheni dhe mijëra vende të punës humben, ndërsa ne vend te tij u nënshkrua Minishengeni, njofton Insajderi.
Kusari Lila këtë kritik e ka bërë në profilin e saj në Facebook, e ku fajtori për këtë gjë e konsideron Avdullah Hotin – Kryeministrin e Kosovës.
Ajo përmes një video të shpërndarë, ka paraqitur qëndrimin e kryeministrit Hoti gjatë qershorit të vitit 2020, i cili atë kohë deklaronte se nuk e pranon në asnjë variant që Kosova të futet në zonën Minshengen.
Kjo deklaratë e Hotit, në qershor 2020, dhe nënshkrimi i tij i marrëveshjes në Uashington ku Kosova bëhet pjesë e një Minshengenit Ballkanik, Kusari – Lila e ka konsideruar si ndryshim të qëndrimeve të kryeministrit Hoti.
Sipas saj, Hoti i ndërron qëndrimet “çdo dy muaj”.
“Sipas praktikës së deritashme, çdo dy muaj Avdullah Hoti ndryshon qëndrimet e tij, duke vepruar diametralisht në anën e kundërt të asaj çfarë ka deklaruar më parë”.
Në fund Kusari – Lila, ka deklaruar se më mirë ajo të ishte e gabuar në qershor kur kritikonte kryeministrin Hoti, sesa të jemi si shtet të mashtruar nga ana që na udhëheqin./Insajderi.com