Kusari-Lila shprehet kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë

Kusari-Lila shprehet kundër faljes së gjobave gjatë pandemisë

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, është shprehur kundër faljes së gjobave për bizneset, gjë për të cilën do të diskutohet të premten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës, njofton Insajderi.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Kusari-Lila, në një konferencë për media tha se një gjë e tillë është bërë normë me ligjin për Pandeminë, të cilin e ka mbështetur edhe vetë inicuesi i kësaj kërkese – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Falja e gjobave qoftë për biznese dhe qytetarë është bërë në bazë të një ligji të miratuar në fund të vitit të kaluar që lidhet me menaxhimin e pandemisë, ligj ky i mbështetur nga partia e cila tash po e propozon faljen e gjobave. Konsiderojmë që nëse përcaktohet me një normë ligjore saksionimi përmes gjobave për rregullsi dhe ligjshmëri pastaj vendosja e faljeve së gjobave në interpelanca shkon jashtë normave të ligjshmërisë, ata të cilët kanë mbështetur dhe e kanë aplikuar gjitha normat e parapara me ligj në një farë formë po bien dy herë viktimë se ata që e kanë shkel ligjin dhe janë gjobitur po falen përmes interpelancave”, tha ajo.

Ndërkohë, Kusari-Lila konfirmoi se gja

të kësaj jave, Kuvendi do të mbajë dy seanca.

Të enjten diskutohet për arsimin ndërkaq të premten për faljen e gjobave. /Insajderi.com