Kusari-Lila: S’i kemi ofruar asgjë Adem Hoxhës – vetë ka ardhur

Kusari-Lila: S’i kemi ofruar asgjë Adem Hoxhës – vetë ka ardhur

Mimoza Kusari-Lila, u.d e Shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur për prezencën e deputetit Adem Hoxha – personi që mund të sigurojë votën e 80 që e mundëson korumin për zgjedhjen e presidentit/es.

Hoxha nuk ishte në seancën e kaluar dhe në kuti u gjendën vetëm 79 vota, një më pak. Sot, me prezencën e tij, mund të vazhdohet procedura tutje.

Kusari-Lila është pyetur për këtë deputet. A i është ofruar atij diçka për të qëndruar në sallë?

Deputetja e VV-së ka thënë se atij nuk i është dhënë gjë si kompensim.

“Nuk ka pasur oferta të natyrës se si jemi mësuar t’i shohim deri tani, ne kemi kërkuar përgjegjësi më të madhe, nuk lidhet me një post, por për fatin e vendit. As ai nuk ka kërkuar asgjë”, ka thënë ajo, pak para fillimit të seancës për zgjedhjen e presidencës.