Kusari-Lila: Sot shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës

Kusari-Lila: Sot shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës

Mimoza Kusari-Lila, kryetarja e Alternativës e cila ka fituar mandatin e deputetes në listën e Lëvizjes Vetëvendosje – ka shkruar para fillimit të seancës konstituive.

“Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës”, u shpreh Kusari në Facebook.

Tutje për këtë “histori” vazhdoi duke thënë se duhet “ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.

Ky është mandate i dytë i Kusari-Lila si deputete në kuadër të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje.

Ajo më parë ka pasur edhe pozita ekzekutive, si dhe ka qenë kryetare e Gjakovës gjatë viteve 2013-2017. /Insajderi.com

 

Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës.
Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh.
Mbarësi dhe fat vendi im.

#Kosova❤️

Posted by Mimoza Kusari on Sunday, 21 March 2021