Kusari-Lila: Statuti i VV-së s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar

Kusari-Lila: Statuti i VV-së s’e lejon të jem Shefe e Grupit Parlamentar

Ushtruesja e detyrës së Shefës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka sqaruar se pse nuk mund të ushtrojë fuqiplotë detyrën e kësaj pozite, transmeton Insajderi.

Ajo thotë se duhet të jetë anëtae e Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm të subjektit politik për ta përfaqësuar në Kuvendin e Kosovës.

“Çështja e ushtrueses së detyrës ka të bëjë me subjektin Vetëvendosje sepse me statutin e Lëvizjes duhet të jesh anëtar i Kryesisë dhe Këshillit të Përgjithshëm. Kjo është për çështje statutore të LVV-së”, ka thënë ajo në ‘Rubikon’ të Klan Kosovës.

Ajo ka shtuar se pavarësisht se mban pozitën si ushtruese detyre është e barabartë për nga kompetencat me shefat e grupeve të tjera parlamentare.

“Nuk jam pjesë e Vetëvendosjes, jam pjesë e Grupit Parlamentar për dy legjislatura, jam në subjektivitetin tim si Alternativë”, u shpreh më tej ajo. /Insajderi.com