Kush dëshiron të martohet me të huaj duhet t’i paguaj shtetit 2.000 euro

Në mënyrë që ta zvogëlojë imigrimin, mbretëria e vogël afrikane eSwatini, ish Svazi, ka futur tatim në martesa për shtetaset dhe shtetasit e saj me të huaj.

Kush dëshiron të martohet me të huaj duhet t’i paguaj shtetit 2.000 euro

Projektligji i cili i është prezantuar parlamentit parasheh që personat të cilët dëshirojnë të martohen me të huaj, pavarësisht a janë femra apo meshkuj, të paguajnë në ministri të brendshme shumën në vlerë prej 2.000 eurove në valutë lokale.

“Qëllimi i këtij ligji është para se gjithash t’i mbrojë femrat nga manipulimi dhe keqpërdorimi nga partnerët e huaj, të cilët martohen me ta vetëm që të arrijnë deri te nënshtetësia jonë” ka thënë zëdhënësi i qeverisë Percy Simelane.

Ministria e jashtme ka publikuar se prej vitit 2016 kanë pasur gjysmë milioni kërkesa për natyralizim, kryesisht nga vendet aziatike, derisa ky vend i ka vetëm 1,3 milionë banorë.

Edhe pse teksti i referohet të dy gjinive njësojë, duket se megjithatë qëllimi është kryesisht te femrat.

Aktivistja për drejtat e grave Bonsile Mamba thotë se ligji i shkelë të drejtat kushtetuese të grave në këtë vend, sepse ato më nuk do të mund të zgjedhin në mënyrë të lirë. Përveç kësaj, gratë në eSwatini i zgjedhin të huajt sepse janë më të butë dhe tregojnë më tepër emocione në krahasim me bashkatdhetarët e tyre./Insajderi.com.