Kush do na mbrojë nëse do të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë? – flet Haradinaj

Kush do na mbrojë nëse do të ketë luftë mes Kosovës dhe Serbisë? – flet Haradinaj

Kërcënimet e kryeministres serbe, Ana Bërnabiq, se Serbia mund ta nisë ushtrinë drejt Kosovës, nuk janë shqetësuese për kryeministrin Ramush Haradinaj.

Ai në një intervistë për Insajderi, ka thënë se Serbia nuk ka guxim që të nisë ushtarë për në Kosovë, por sipas tij edhe nëse kjo ndodhë, atëherë vendin do ta mbrojnë amerikanët.

“Nuk ka guxim që Serbia të nisë ushtri për në Kosovë. Neve ka kush na mbronë. Vetëm një ushtar amerikan të jetë këtu është e nevojshme. Neve në situata të tilla na mbronë Amerika”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Kreu i ekzekutivit, ka folur edhe për datën kur do të bëhet formimi i Ushtrisë së Kosovës, duke treguar ekskluzivisht për shtetet të cilat janë në përkrahje dhe në kundërshtim të formimit të saj.

Për të dëgjuar deklarime ekskluzive rreth formimit të ushtrisë, takimit me komisionerin Johanes Hahn dhe betejën politike mes Haradinajt dhe Thacit, shikoni intervistën e plotë:

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush Haradinaj

Insajderi.com | Intervistë me kryeministrin Ramush HaradinajCili është plani i Qeverisë për KEDS Energy-in?Cilat janë detajet ekskluzive të bisedës telefonike me shefin e NATOS, Stolenberg?Detaje ekskluzive të takimit të Haradinajt me Johanes Hahn.Çfarë thotë Haradinaj për Veton Surroin? A do të kemi qeveri teknike?Cilat janë veprimet e Limajt Veselit, të cilët nuk po mundet që t’i bëjë?Cili është premtimi i madh që PSD-ja i dha Haradinajt? Për çfarë është duke diskutuar Haradinaj me disa prej deputetëve të Lëvizja VETËVENDOSJE!?

Posted by Insajderi on Thursday, 6 December 2018