Kush do të jetë kryetar i partisë që u nda nga Vetëvendosje

Kush do të jetë kryetar i partisë që u nda nga Vetëvendosje

S’ka një emër të përveçëm, por një shpjegim të përgjithshëm të asaj se si do të duket lideri i Grupit të Deputetëve të Pavarur që u shkëputën nga Lëvizja Vetëvendosje – të paktën deri në zgjedhjet e para të brendshme.

Dardan Sejdiu në Zona e Debatit të Klan Kosovës ka mohuar të jetë ai lideri i ardhshëm – ashtu siç po flitet – por ka treguar se si duhet të duket lideri, kushdo qoftë ai.

“Duam të organizojmë një subjekt në të cilën njëherë prinë dikush, pastaj i lë vend tjetër kujt”, por “deri në zgjedhjet e para të brendshme nuk ka lider”.

“Gjithsesi ai do të jetë dikush që e ka të mishëruar një ide të qartë të qendrës së majtë dhe dikë që këtë lloj organizimi ta shpërndaj sa më gjerë e sa më thellë”.“Ka mjaftueshëm njerëz që mund t’i prijnë këtij subjekti”