Kush e kërcënoi Vjosa Osmanin në Twitter?

Kush e kërcënoi Vjosa Osmanin në Twitter?

Kryetarja e Parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani, po raportohet se ka pranuar një kërcënim në llogarinë e saj në Twitter.

Në raportin e përditshëm të policisë, ka ardhur një njoftim që datën 23 të muajit të kaluar është raportuar se në llogarinë e rrjetit social ka ardhur një kërcënim në gjuhën angleze, por në raport thuhet se ankuesi ishte mashkull.

Raportimet thonë se rastin në polici e ka paraqitur dikush nga stafi i Osmanit.

Insajderi.com ka kontaktuar me Bekim Kupinën, këshilltarin për media të Osmanit, por ai nuk ka mundur të konfirmojë se raportimet janë të sakta, ose jo.

Kupina ka deklaruar se do të dilet më vonë me një njoftim, por për momentin nuk mund të thotë asgjë lidhur me këtë rast.

Vetë Osmani ka marrë pjesë në disa aktivitetet sot, derisa për këtë çështje nuk është deklaruar.

Gjithashtu nuk bëhet e ditur as nga burime jo zyrtare se kush është kërcënuesi dhe cila ishte natyra e kërcënimit./Insajderi.com