Kush e vrau 2Pac? Shoku i tij tregon çfarë ndodhi natën që ai u vra

Kush e vrau 2Pac? Shoku i tij tregon çfarë ndodhi natën që ai u vra

Më shumë se 20 vjet pasi reperi legjendar Tupac u qëllua për vdekje, dëshmi dhe hipoteza të reja për vdekjen e tij vazhdojnë të dalin gati çdo muaj.

Tani, një nga miqtë më të ngushtë të ikonës së repit është rrëfyer duke bërë një deklaratë për informacione që nuk diheshin më parë. Historia është e njohur, Tupac ishte bashkë me kreun e shtëpisë së tij diskografike Suge Knight në Las Vegas për të parë një ndeshje boksi të Mike Tyson, shkruan blitz.al. Pasi ndeshja mbaron ata të dy largohen me një makinë dhe kur ndalojnë në një semafor, nga një automjet tjetër paralel me ta, dikush ul xhamin e përparmë dhe qëllon disa herë me armë në drejtim të artistit.

Por ajo që nuk dihej është se ka pasur një dëshmitar të ngjarjes i cili e ka parë ekzekutuesin drejt e në sy.

Ose të paktën kështu pretendon “Napoleon”, një ish pjesëtar i grupit “Outlawz” dhe mik i ngushtë i Tupac. Në një video në Youtube ai tregon se një tjetër anëtar i grupit të tyre ka qenë i pranishëm në skenë.

Yaki Kadafi, reper dhe pjesë e shtëpisë diskografike “Death Row” në fakt e ka parë në fytyrë vrasësin e mikut të tij.

“Ai tha se e pa drejt e në sy personin në makinën tjetër por nuk e kuptoi çfarë po ndodhte derisa pa armën që i drejtohet 2pac.”thotë Napoleon. Por fatkeqësisht Yaki e mori sekretin me vete në varr pasi ai ndërroi jetë fiks dy muaj pasi ngjarja kishte ndodhur.

Në të njëjtën mënyrë si Tupac ai u ekzekutua dhe si për rastësi ishte i vetmi që e dinte kush ishte vrasësi i reperit.

Gjithashtu Napoleon mohon dyshimet se vrasësi ka qenë Orlando Anderson, i përmendur së fundmi nga reperë të tjerë dhe miq të reperit. Ndërkohë që pretendimet e djalit të Suge Knight dhe policit David Meyers, i cili rrëfeu në shtratin e vdekjes se kishte ndihmuar 2pac të inskenonte vdekjen e tij, ai i quajti thjesht “budallallëqe”.

Sërish, edhe pse dikush e dinte kush e ka vrarë një nga artisët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, pas 20 vjetësh jemi sërish në pikën e fillimit pasi dëshmitari kryesor ka vdekur dhe ajo që dimë janë vetëm hipoteza dhe shumë fjali që fillojnë me “Mund”.