Kush është Bejtush Zhugolli biznesmeni që ishte afruar për ta ndihmuar me financa PDK-në e Hashim Thaçit?

Kush është Bejtush Zhugolli biznesmeni që ishte afruar për ta ndihmuar me financa PDK-në e Hashim Thaçit?

Bejtush Zhugolli i njohur si njeriu i tenderëve të KEK-ut, e më vonë edhe si ndërtues, një herë i ishte afruar për ta ndihmuar me financa Partinë Demokratike të Kosovës të drejtuar atë kohë nga Hashim Thaçi. Atë kohë, me zyrën e tenderëve në KEK udhëhiqte kushëriri i Hashim Thaçit, Njazi Thaçi, shkruan Insajderi.

Zhugolli kishte në pronësi kompanitë “Pejton” dhe “I & A sh.p.k”. As mos përmbushja e kontratave të fituara me  kompaninë “I & A sh.p.k” nuk e ndalonte atë që të marrte nga KEK tenderë dhe ai nga kjo korporatë, vetëm në vitin 2010-2011 kishte përfituar tenderë në vlerë prej 4.1 milionë eurosh së bashku me konzorciume, por, megjithëse në vitin 2010 u penalizua për mos përmbushje të dy kontratave, në vitin 2011 është shpërblyer edhe me tri kontrata të tjera, vlera e të cilave është mbi 1.5 milionë euro.

Familja Zhugolli, sipas raportimeve të asaj kohe, ishte hisedarë e madhe e tenderëve të KEK bashkë me një familje tjetër, Shoshi nga Peja, ku në vitin 2008 kontraktohen për ndërrimin e shiritave transportues të thëngjillit nga Sibovci. Vlera e projektit ishte mbi 70 milionë euro.

Vite më vonë dyshohet se Bejtush Zhugolli hyri në fajde./ Insajderi.com