Kush është deputeti i Nismës që priti ta takoi Haradinajn pas intervistës nga Gjykata Speciale

Kush është deputeti i Nismës që priti ta takoi Haradinajn pas intervistës nga Gjykata Speciale

Shefi i Nismës në Kuvendin e Kosovës, Bilall Sherifi ka pritur që Ramush Haradinaj t’i përfundojë intervistat fillimisht nga hetuesit e Gjykatës Speciale e më pas edhe deklarimin për media për ta përshëndetur kryeministrin në dorëheqje.

Ai është parë menjëherë duke u përshëndetur me Haradinajn teksa kryeministri në dorëheqje i ka dërgura të fala Jakup Krasniqit i cili po ashtu u intervistua sot nga hetuesit e Gjykatës Speciale.

Sherifi gjatë ditës së djeshme është parë duke udhëtuar së bashku me Jakup Krasniqin për në Hagë, për t’iu përgjigjur ftesës nga Gjykata Speciale.

Përderisa Haradinaj ka thënë se është ftuar në cilësinë e të dyshuarit, Krasniqi nuk ka dhënë ndonjë informacion për ftesën që i është bërë atij nga Gjykata Speciale./Insajderi.com