Kush është djali i manjatit libanez, që erdhi sot në Kosovë me ftesë të Behgjet Pacollit

Kush është djali i manjatit libanez, që erdhi sot në Kosovë me ftesë të Behgjet Pacollit

Michael Bouls, ka zbarkuar sot në Prishtinë, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, që njëherësh është edhe zëvendëskryeministër i Kosovës.

Derisa në Kosovë, i ftuari i Pacollit, u prezantua si dhëndëri i Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, Gazeta Insajderi shkruan se Michael Boulos, është djali i manjatit libanez, Massad Bouls.

Michael Bouls, është djali i manjatit të biznesmenit libanez, Massad Bouls. Ai u rrit në Nigeri, ku babai i tij drejton kompaninë “Boulos Enterprises dhe SCOA”, në Nigeri, një konglomerat multi-miliardë dollarësh që bënë tregti me automjete, pajisje të ndërtimit.

Michael, është me origjin nga një fshat verior i Kfaraakka në Liban, mirëpo ka lindur në Texas, ishte arsimuar në vendin afrikan, ku më vonë ishte zhvendosur në Londër për të përfundaur studimet  e tij  universitare për financa në Universitetin e Londrës.

Babai i Michael, gjatë vitit 2018 kishte qenë edhe pjesë e politikës, ai kishte kandiduar po këtë vit në zgjedhjet parlamentare, por që kishte tërhequr kandidaturën e tij. Massad Boules kishte qenë pjesë e Lëvizjes Patriotike të Lirë e drejtuar nga presidenti, Michael Aoun, para se të bashkohej me Lëvizjen Marada, të udhëhequr nga ish-ministri, Suleiman Frangieh.

Ndërsa i ftuari i ministrit të jashtëm në detyrë, Behgjet Pacolli, Michael Bounes ishte takuar me vajzën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA),Donlad Trump në një ishull grek Mykonos.

Mirëpo nuk dihet arsyeja e ardhjes së Bouls në Kosovë.

Sot në media është raportuar se ai ka ardhur në Kosovë nën shoqërin e një kosovari, Adrian Krasniqi i cili kishte postuar një foto në profilin  e tij në Instagram me mbi shkrimin, “Sapo zbarkuam në Prishtinë. Faleminderit për ftesën Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli”. /Insajderi.com