“Vepro herët, me të gjithë forcën”, kjo është këshilla që jep Gjenerali Robert Abrams për të luftuar koronavirusin. Ai është gjenerali më i lartë amerikan në Korenë e Jugut.
“Do të duket si reagim i tepruar, por një javë më pas, komuniteti yt do ta kuptojë, njësia juaj do ta kuptojë.”
Gjenerali Abrams, i cili foli njëherësh për Zërin e Amerikës dhe rrjetin televiziv CNN, komandon 28 mijë trupa amerikane të stacionuara në Korenë e Jugut. Ishte komuniteti i parë amerikan në linjat e para të frontit kundër koronavirusit.
Përpjekjet e trupave amerikane në Korenë e Jugut për të frenuar shpërthimin e epidemisë ofrojnë të mësime të rëndësishme në luftën globale kundër COVID-19.