Kush është i infektuari me koronavirus nga Prizreni dhe nga erdhi, jep detaje drejtori i Shëndetësisë

Jehona Zhuniqi

Kush është i infektuari me koronavirus nga Prizreni dhe nga erdhi, jep detaje drejtori i Shëndetësisë

Sot në Kosovë janë shënuar edhe dy raste të reja me COVID-19.

E, njëri prej të infektuarve, është nga qyteti i Prizrenit, shkruan Insajderi.

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prizrenit, Visar Shehu ka treguar për Insajderin, se personi i infektuar ka ardhur dy javë më parë nga shteti i Bullgarisë, dhe është mashkull i moshës 58 vjeçare.

Duke, folur për këët rast, Sheu, ka thënë se personi i infektuar menjëherë është vetizoluar dhe se deri në ditën e 12 të vetizolimit nuk i është shfaqur asnjë simptomë e virusit korona.

“Baza e infektimit është jashtë territorit të Kosovës, nuk është infektuar në Kosovë, ka ardhë nga shteti i Bullgarisë.  Sot bëhet 14 ditë që ka ardhë në Kosovë, ka qenë i vetizoluar në shtëpi, nuk ka pasur kontakte për shkak të vetizolimit, është i moshës 58 vjeçare dhe sot ai është dashur të dal prej izolimit, për shkak se dy javë ditë është koha e karantinimit, mirëpo fatkeqësisht në ditën e 12 kanë fillu me iu shfaq simptomat e para siç është temperatura”, ka thënë Shehu.

Sipas, tij i infektuari ëshët testuar gjatë ditës së djeshme.

“Dje ka shku me u testu dhe sot ka dalë pozitiv”, ka deklaruar për Insajderin, drejtori i Shëndetësisë në Komunën  e Prizrenit.

Së bashku, me të është testuar edhe bashkëshortja e tij, e cila ka rezultuar negativ.

“Edhe gruaj e tij është testu dhe ka dal negativ”, ka thënë ai.

Në Kosovë numri i personave të infektuar me koronavirus ka arritur në 108, ndërsa komuna më e prekur është ajo e Malishevës./Insajderi.com