Kush është kandidati i PDK-së në Klinë që mori vetëm 11 vota?

Kush është kandidati i PDK-së në Klinë që mori vetëm 11 vota?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar numërimin e votave në nivel vendi.

Numërimi ka përfunduar edhe në komunën e Klinës, shkruan Insajderi.

Izmi Zeka, kandidati për deputete nga radhët e PDK-së, ka arritur të marr vetëm 11 vota nga qytetarët e Klinës.

Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e 6 tetorit është renditur e treta në nivel vendi, teksa vetëm në Klinë ka arritur të marr 4 mijë e 412 vota apo 26.77%. /Insajderi.com