Kush është lideri i vetëm demokrat i Serbisë sipas Albin Kurtit?

Kush është lideri i vetëm demokrat i Serbisë sipas Albin Kurtit?

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka thënë se Serbia në krejt ekzistencën si shtet ka pasur vetëm një lider demokrat, pas vrasjes të të cilit në pushtet nuk kishin si të mos ktheheshin trashëgimtarët politikë të Sllobodan Millosheviqit.

Në një intervistë për portalin sarajevas Vijesti.Ba, ai ka deklaruar se është dëshpërues rehabilitimi i figurës politike të Aleksandar Vuçiqit, kur dihet mirë kush ka qenë ai, sikur edhe Ivica Daçiq e Aleksandar Vulin.

“Ai(Vuçiq) i do të hollat e perëndimit dhe fuqinë ushtarake e gjeopolitike të Rusisë. Është shumë për keqardhje që është rehabilituar Vuçiq, sepse e dimë shumë mirë çfarë ka qenë ai dhe që ka qenë ministër i informimit i Millosheviqit, sikur sikur që kanë qenë edhe ministrat e tij të sotëm Daçiq dhe Vulin ngushtë pranë Millosheviqit. Nga ana tjetër, Vuçiq na kujtohet kur ka qarë në mitingun nga i cili Vojisllav Sheshel ka shkuar në Hagë, kurse dy javë më vonë është vrarë Zoran Xhinxhiq”.

“Unë po e përmend këtë, sepse prej kur ekziston Serbia si shtet, ata kanë patur vetëm dy vjet e gjysmë lider demokrat, ky ka qenë Xhinxhiq të cilin e vranë. Ka qenë vetëm pyetje kohe se kur trashëgimtarët politikë të Millosheviqit do të kthehen në pushtet. Si intermezzo shërbyen Koštunica e Tadiq, por këto ishin vetëm shkallët për të arritur sot aty ku është arritur”, ka thënë ai.