Kush është Prokuori që udhëhoqi operacionin kundër Millosheviqit?

Kush është Prokuori që udhëhoqi operacionin kundër Millosheviqit?

Në mesin e korrikut të vitit të kaluar, Policia e Kosovës kishte zhvilluar një aksion, ku arrestoi një grup personash që akuzoheshin për krime të vogla por lidhjet e tyre janë të mëdha në mafinë e krimit. Mes tyre zyrtarë të Qeverisë, avokatë.

Është një histori e errët që më shumë se gjithçka e ekspozon shtetin e Kosovës që dështoi ta ndalonte një të kërkuar nga Interpoli që të fillonte jetë normale në Kosovë. Prokurori që drejtoi këtë aksion është Armend Hamiti.

Ky prokuror kishte urdhëruar edhe arrestimin e Ismet Osmani-Currit dhe njerëze të tij.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.