Zv/drejtori i plagosur i Telekomit, dikur kërcënonte e ofendonte babain e dëshmorit

Zv/drejtori i plagosur i Telekomit, dikur kërcënonte e ofendonte babain e dëshmorit

Shaban Ramaj është plagosur mbrëmë në një ndejë të Telekomit të Kosovës në një në kafeteritë e Prishtinës, shkruan Gazeta Insajderi.

Ramaj, 38 vjeçar, është cilësuar i “ri”, sipas Policisë së Kosovës. Në njoftimin e tyre zyrtar për rastin në fjalë, policia ka deklaruar se zënka e tyre me armë ka ndodhur mes personave të rinjsh dhe se Ramaj është vetë-plagosur.

Shaban Ramaj njihet për afërsinë e tij me zyrtarë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Në rrjetin e tij social, Facebook, Ramaj ka publikuar fotografi me të parin e kësaj partie, Ramush Haradinajn dhe deputetin e Kuvendit të Kosovës, Bekë Berishën.

Shaban Ramaj është i njohur edhe për kërcënime e sulme ndaj memorialeve të dëshmorëvë.

Prindi i dëshmorit Shkodran Fejza, Hyseni, kishte deklaruar kohë më parë se Ramaj ia kishte sulmuar memorialin e të birit.

“Unë jam prind i një dëshmori Shkodran Fejza, po ashtu nga Radaci. Konflikti ka lind pasi në kohën e fushatës së zgjedhjeve, Smajl Elezaj ish-kryetar i shoqatës së veteranëve të luftës së UÇK, Naim Gjuraj ish-komandat i UÇK si dhe Shaban Ramaj kryetar i AAK Dega Radac të financiuar nga bizneset marrin iniciativë per ndërtimin e memorialit të dëshmoreve në fshatin Radac. Kontaktohet punëkryesi dhe fillojnë punimet me një shpejtesi për shkak të zgjedhjve për perfitim të votave. Në ndërkohë unë  marr vesh pas një pjesëmarrje ne një ceremoni varrimi të një kushëriri se djali im pra dëshmori SHKODRAN FEJZAJ nuk përfshihet në këtë memorial. Të nesermen më 2 maj ne një shitore në fshat Drini ishin në mbledhje një grup i bashkfshatareve. Në të kaluar andej pa pas informacion i takova dhe u ndala ju kam drejtuar Shabanit per mos përfshirje të djalit tim ne këtë memorial. Ai mu ka kërcënuar me armë të nxehtë. Kanë ndërhyrë fshatarët dhe na kanë nda. Për këtë rast është e njoftuar dhe Policia e cila e ka bastis Shaban Ramajn por pasi që ka ndikim si zyrtar i AAK dhe nuk është marr asnjë mase ndaj tij”, kishte deklaruar Hysen Fejza kohë më parë për Botapress.

“Pas gjithë kësaj i lart cekuri Shaban Ramaj nuk ndalet, shkon dhe me ngjyrë të zeze e ngjyros portretin e djalit tim në pllakën përkujtimore e cila gjendet në mes fshatit Radac ku edhe per këtë rast është njoftuar policia dhe nuk është marr asnje masë.

Ndërsa me datën 30.06.2017 i lart cekuri Shaban Ramaj tek rruga e fshatit Radac-Jabllanic e Madhe kishte qenë i ndaluar me një zyrtar të policisë civilë pa uniform duke biseduar, njëri me mbiemrin Zogaj nga fshati Kaliqan. Jam ndaluar per të biseduar dhe ai ka ikur dhe është drejtuar menjëherë në polici ku pas pak minutave, arrinë patrulla e policisë tek punëtoria ku punoj ku me kanë udhëzu me shku me dhënë deklaratën ku jam mbajtur 5 orë dhe prokuroria merr vendim me arrest prej 48 orëve. Si pasojë e gjendjes sime shëndetsore me transferojnë në spital ku kam qëndruar 48 orë për shkak të gjendjes jo të mire shendetsore ku edhe posedoj fletleshimin e spitalit regjional të spitalit të Pejës.”, kishte shtuar tutje ai.

Zyrtarë brenda Telekomit i ka thënë Gazetës Insajderi se Ramaj është zëdhënësdrejtor i shërbimeve mbështetëse.