Kush është stilsti që Madonna ia refuzoi tri herë propozimin për martesë

Kush është stilsti që Madonna ia refuzoi tri herë propozimin për martesë

Madonna kishte refuzuar të bëhej mbretëresha e mbretit të modës Jean Paul Gaultier tri herë.

Stilisti iu vardis këngëtares së hitit Vogue për t’ia kërkuar dorën për martesë, por ajo e refuzoi atë më shumë se një herë.

“I kërkova të martohej me mua tri herë… dhe ajo tha jo,” tregoi Gaultier në emisionin britanik “This Morning on Wednesday”.

Edhe pse lidhja e tyre romantike nuk mbijetoi, çifti mbetën miq të ngushtë gjatë viteve, duke marrë pjesë në Met Gala 2018 në New York bashkë.

Gaultier gjithashtu i ka dizajnuar disa prej veshjeve më të famshme të Madonnës, duke përfshirë shumë nga kostumet që ajo i kishte veshur në turneun e saj 2012 MDNA dhe sytjenën ikonike në formën e konit të cilën ajo e barti në skenë në vitet 1990.