Kush është vajza që ngriti në këmbë Antiterrorin me informacione false

Kush është vajza që ngriti në këmbë Antiterrorin me informacione false

Xhulia Aliaj është vajza që ngriti në këmbë antiterrorin. Agjentët e strukturës së specializuar antikrim e kanë lokalizuar 25 vjeçaren Xhulia Aliaj plot 21 orë pasi ajo kishte shpërndarë informacione që përhapnin panik.

Në statuset e saj në rrjetin social Facebook, Xhulia shkruan se ka pësuar krisje hidrovori, ndërsa paralajmëron shpërthimin e depozitave të gazit në Porto Romani, nëse do të kishte sërish lëkundje të tokës.

Madje, ajo shkruan se banorët duhet të ikin. Kaq ka mjaftuar që Policia të njoftohet për informacione të tilla dhe të vihet në kërkim të saj. Pas hetimeve fillimisht nga sektori i krimit kibernetik është zbuluar dhe më tej antiterrori ka vendosur arrestimin e saj nën akuzat e rënda të përhapjes së panikut përmes informacioneve të rreme.

Gjatë monitorimit të burimeve të hapura (rrjeteve sociale) është konstatuar se shtetasja Xhuljana Aliaj, ka postuar nga profili i saj në rrjetin social “Facebook”, në linkun https://www.facebook.com/xhulja.aliaj shkrime me përmbajtje të rreme dhe jo të vërteta, duke kryer kështu përhapje të panikut nëmërmjet efekteve të këtyre lajmeve.

Drejtoria e Antiterrorit në bashkëpunim me strukturat e tjera të specializuara në Policinë e Shtetit kanë evidentuar edhe raste të tjera për të cilat në bashkëpunim me Prokuroritë e rretheve përkatëse po vijon  me procedimet penale dhe për çdo rast do informohet media e publiku.

Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë qytetarët që të mos bien pre e mashtrimeve të lajmeve  që shpërndahen në rrjete sociale, të cilat krijojnë panik dhe fton cilindo që has në të tilla njoftime paniku të njoftojë menjëherë Policinë e Shtetit në numrin 112, apo në Komisariatin Dixhital.