Kush është zyrtari i Qeverisë që u dënua për ndihmë në arratisje për Millosheviqin?

Kush është zyrtari i Qeverisë që u dënua për ndihmë në arratisje për Millosheviqin?

Në historinë e Mario Millosheviqit në Kosovë nuk përfshihet vetëm një valltare e klubeve të natë. Kur ai u burgos , kishte pas një tendencë për t’i ndihmuar arratisjes së tij nga burgu. Janë së paku dy persona që tashmë janë dënuar për këtë krim. Edhe pse dënimi ishte banal, me nga pak pare.

Petrit Mustafa, zyrtar i IT-së në Ministrinë e Diasporës me gjobë në shumë prej 2800 euro, kurse gardiani në burgun e sigurisë së lartë Stefan Veliqkoviq u dënua me 6800 euro.

Mustafa nuk është pajtuar që të flas për këtë dokumentar. Ministria e Diasporës ku ai pas dënimit është kthyer në punë thotë se kthimi i tij në vendin e punës, ku po ashtu për një kohë sa ishte në gjykim mori 50 % të pagës, thonë se është bazuar legjislacionin në fuqi për shërbimin civil.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.