Kush i dha famë, Loredana Mozikut apo Moziku Loredanës?

Kush i dha famë, Loredana Mozikut apo Moziku Loredanës?

Gjithçka sipas tyre filloi me një ‘like’ në Instagram ndërsa tani çifti i estradës Mozzik dhe Loredana po numërojnë miliona euro.

Fillimisht karriera muzikore e Mozzik filloi në labelin ‘On Records’ ku pas disa viteve u largua pëfundimisht për të vazhduar karrierën i vetëm.

Para se të dilte nga ‘foleja’ u njoftua me Loredanën, e cila njihej për një jetë tejet luksoze. Nuk i dihet ende nëse paratë e Loredanës ishin arsyeja pse Mozzik u largua nga labeli dhe la Kosovën për të jetuar në Zvicër, por në anën e kundërt siç thotë edhe ai 2 euro i janë bërë dy milion.

Karriera e Loredanës filloi në krahë të bashkëshortit të saj me këngën ‘Sonnenbrille’, këngë kjo e cila thuajse u dëgjua se të gjitha këngët e Mozzik.

Në këngët si ‘Rufst du an’, ‘Eiskalt’, ‘Romeo and Juliet, ‘Bonnie and Clyde’, reperi nga Ferizaji mori pjesë gjë e cila i dha përfitime dyshes në karrierën muzikore. Por, pëmes një REVIEW të bërë për të dy palët, në mënyre indirekte, Loredana ka ndikuar në çdo aspekt të jetës së reperit.

Si ka ndikuar?

‘Ghetto’ ishte kënga e cila erdhi si rrjedhojë e producentëve Miksu and Macloud, bashkëpunëtorëve të reperes.

Kjo i dha një shtysë atij që të hyjë në tregun muzikorë evropian. Edhe pse para që dyshohen të jenë të marra nga një çift zviceran, Mozzik tani posedon makina dhe rroba firmato, e të cilat nuk i gëzonte para se t’i hynte në jetë Loredana.

Kush kujt i dha famë? Për më shumë bëni like faqen Review për më të rejat e shoëbizit vendor dhe ndërkombëtar