Kush janë autoret që e shkruan biografinë e Hashim Thaçit

Kush janë autoret që e shkruan biografinë e Hashim Thaçit

Presidenti Hashim Thaçi, muaj më parë kishtë parajmëruar së është dukë shënuar autobiografinë e tij e cila do të publikohet së shpejti.

Por, tash në tregun ndërkombëtar ka dalë nji libër biografik për Presidentin Thaçi me një titull lartësues “New State Modern Statesman”, Hashim Thaci a Biography – e cila po shitet me nji çmim prej 16 funtesh, nëpërmjet kompanisë Amazon.

Autorët e librit janë si duket emra me nam. Bëhet fjalë për Roger Boyes, i cili ëhtë gazetar i njohur i revistes Times dhe korrespondet nga Berlini, autor i shumë librave. Ndërsa bashkëutore është Suzy Jagger. Vetë shkrimatërt e librit të nuk i kanë kyrsyer fjalët për shefin e shtetit të Kosovës. Në Presidencë deri më tani nuk kanë folur për këtë libër, ndërkohë që mbetet e paqartë nëse Thaci ka paguar autorët.

Në një fragment të librit, që është shfaqur në kopertinë Presidentit aktual të Kosovës i jepet kredit i madh për zhvillimet në Kosovë – thuhet se Thaçi ka udhëhequr revolucionin kundër Milosheviqit duke e bindur Perëndimin që ta bombardojë Beogradin.

“Në një kohë kur angazhimet ushtarake të Perëndimit kanë shkaktuar dhunë sektariane, terrorizëm global dhe janë shndërruar në katalizator për ekzodin më të madh të migrantëve që nga Lufta e Dytë Botërore intervenimi i NATO’s në Kosovë mbetet rast unik dhe shembull i përkryer i një procesi që çoi drejt një tranzicioni nga lufta vicioze etnike drejt demokracisë moderne. Më pak se 20 vjet më parë, një shqiptar etnik i quajtur Hashim Thaci, udhëhoqi revolucionin kundër Slobodan Millosheviqit, tiranit serb me forcën më të madhe ushtarake në Europë, dhe bindi Perëndimin që ta bombardojë Beogradin duke e larguar nga Kosova”.

“Kjo libër është një tregim për suksesin e rrallë të intervenimit ushtarak të Perëndimit dhe biografia e parë e Presidentit të ri të Kosovës, shtetit më të ri në Europë”.