fbpx

Kush janë deputetët që abstenuan në votimin për shpërndarjen e kuvendit?

Kush janë deputetët që abstenuan në votimin për shpërndarjen e kuvendit?

Me 89 vota pro, një kundër e dy abstenime sot është shpërnda Kuvendi i Kosovës, për t’i hapur rrugë një legjislature të re.

Kundër shpërndarjes së Kuvendit ka votuar tashme ish-deputeti i Nismës, Milaim Zeka, derisa kanë abstenuar dy deputetët e PDK-së, Zenun Pajaziti e Ganimtete Musliu.

Shpërndarja e Kuvendit, erdhi pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit. Tash presidenti, Hashim Thaçi pritet të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.