Kush janë të dënuarit e tjerë në rastin e Millosheviqit dhe për çfarë akuzash?

Kush janë të dënuarit e tjerë në rastin e Millosheviqit dhe për çfarë akuzash?

Mario Millosheviq, malazezi nga Podgorica është arrestuar në Kosovë me urdhërarrest të Interpolit, dhe në koordinim me policitë rajonale. Millosheviq është i kërkuar nga Interpoli për vrasjen e Radomir Gjuriçkoviqit, i cili u vra në tetor të vitit 2016.

Millosheviq ka qenë i shoqëruar nga Gjorgje Paviqeviq i cili është i dënuar me pesë vjet burg për kidnapim dhe zhvatje dhe shtetasen shqiptare Laureta Zyba.

InDoks në këtë dokumentar do të zbulojë të gjeturat e një hulumtimi të gjatë mbi Mario Millosheviqin, i kërkuar në Mal të Zi për krime shumë të rënda, e i dyshuar si anëtarë i njërës nga dy bandat më të mëdha që operojnë në biznesin e drogës në Kotor. Edhe për njerëzit që e rrethojnë. Edhe për ata që e ndihmuan në një arratisje të dështuar nga burgu i Sigurisë së Lartë në Kosovë.