Kush janë të tjerët të akuzuarit bashkë me Thaçin e Veselin?

Kush janë të tjerët të akuzuarit bashkë me Thaçin e Veselin?

Në njoftimin e Gjykatës Speciale ku është bërë e ditur se Gjykata ka ngritur aktakuzë ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, thuhet gjithashtu se aktakuzë është ngritur edhe ndaj nëntë personave të tjerë.

Por për “të tjerët”, nuk janë zbuluar me emra, njofton Insajderi.

Në njoftimin për media thuhet se “më 24 prill 2020, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) u paraqiti Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK) një aktakuzë me dhjetë pika për shqyrtim prej Gjykatës, ku Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të tjerë akuzohen për një sërë krimesh kundër njerëzimit dhe krimesh lufte ndër të cilat, vrasje e paligjshme, zhdukje e detyruar e personave, përndjekje dhe tortura. Në Aktakuzë pretendohet se Hashim THAÇI, Kadri VESELI dhe të dyshuar të tjerë janë penalisht përgjegjës për afërsisht 100 vrasje të paligjshme. Krimet e paraqitura në Aktakuzë përshijnë qindra viktima të identifikuara shqiptarë, serbë dhe romë të Kosovës dhe kundërshtarë politikë”.

Ende nuk është bërë e ditur se kush janë “të tjerët” që akuzohen bashkë me Thaçin e Veselin./Insajderi.com

LAJMI I FUNDIT: SPECIALJA NGRE AKTAKUZË KUNDËR THAÇIT E VESELIT, DYSHOHEN PËR 100 VRASJE