Kush janë vullnetarët e parë që do të testohen me vaksinën e koronavirusit? Kjo është mosha e tyre

Kush janë vullnetarët e parë që do të testohen me vaksinën e koronavirusit? Kjo është mosha e tyre

Gjermania i dha dritën e  gjelbër testimit të parë klinik të një vaksine për koronavirusin. Instituti Paul Ehrlich njoftoi se rregullatori i vaksinave në Gjermani e ka miratuar testimin tek njerëzit të vaksinës së mundshme koronavirusit, e cila është zhvilluar nga kompania gjermane bioteknike Biontech dhe gjiganti amerikan farmaceutik Pfizer.

Testimi do të kryhet në fazën e parë me 200 vullnetarë të  shëndetshëm të moshës 18 deri në 55 vjeç. Në fazën e dytë, testimi do të përfshijë edhe njerëz me rrezik më të lartë nga sëmundja. Instituti Paul Ehrlich nuk tha se kur do të nisë testimi, por Biontech paralajmëroi përmes një deklarate se do fillojë së shpejti”.

Megjithatë, shefi i Institutit Paul Ehrlich, Klaus Cichutek, tha se nuk ka gjasa që vaksina për publikun e përgjithshëm të jetë në dispozicion këtë vit. Kompani të ndryshme janë në garë për zbulimin e vaksinës kundër koronavirusit, i cili ka prekur mbi 2.5 milionë njerëz në gjithë botën dhe ka vrarë mbi 178,000