
Të premten do të zhvillohet vetëm një ndeshje, në kuadër të Superligës së Kosovës në futboll, për javën e 25-të.
Drita është nikoqir i ekipit Ferizaj, ndeshja zhvillohet nga ora 17:00.
Të shtunën kemi tri përballje, Drenica – Flamurtari, Gjilani – Vushtrria dhe Prishtina – Dukagjini.
Këto përballje zhvillohen nga ora 17:00, përveç Prishtinës që në Fadil Vokrri luan nga ora 19:00
Të dielën kemi ndeshjet më të forta: derbi Feronikeli – Llapi dhe Ballkani – Trepça ’89.
Edhe këto takime zhvillohen na ora 17:00.
/Insajderi.com/