Kush planifikoi t’i ekzekutonte tre vëllezërit e presidentit Thaçi: Blerimin, Idrizin dhe Ganiun

“Syri i Popullit” pretendonte t’i vriste tre vëllezërit e Hashim Thaçit: Ganiun, Blerimin dhe Idrizin dhe pasurinë e tyre t’ia kalonte Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kush planifikoi t’i ekzekutonte tre vëllezërit e presidentit Thaçi: Blerimin, Idrizin dhe Ganiun

Përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e kryeparlamentarit Kadri Veseli, edhe ish-ministra e klerikë fetar shqiptarë ishin pjesë e listave për ekzekutim të organizatës së dyshuar kriminale “Syri i Popullit”.

Në listat e “Syrit të Popullit” për ekzekutim ishin vendosur edhe ish-kryeministri Isa Mustafa në Kosovë, dy liderët e partive shqiptare në Maqedoninë Veriore: Ali Ahmeti e Menduh Thaçi, dhe politikanët shqiptarë në Preshevë: Riza Halimi e Shqiprim Arifi.

Në dosjen e përpiluar nga hetuesit policor dhe Prokuroria Speciale e Kosovës, të cilën e ka siguruar Insajderi, zbulohen lista për ekzekutimin e njerëzve të përpiluara nga organizata “Syri i Popullit”. Ato përfshijnë njerëz të padëshiruar për këtë organizatë nga të gjitha vendbanimet me shqiptarë.

“Syri i Popullit”, organizatë e cila në mesin e udhëheqësve kishte edhe Murat Jasharin – të akuzuarin për tentim vrasjen e Azem Vllasit -, planifikoi që Hashim Thaçin e Kadri Veselin t’i varnin në oborrin e shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit në Prizren.

“Kapet Kadri Veseli dhe dërgohet te shtëpia e Shaban Shalës në Prizren. E marrin në pyetje para kamerës. Pasuria i konfiskohet. Varet tek oborri i shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit. Kapet Hashim Thaçi dhe dërgohet tek shtëpia e Behjadin Allaçit në Prizren. Varet tek oborri i shtëpisë muze të Lidhjes së Prizrenit”, thuhej në dokumentet sekrete të organizatës “Syri i Popullit”.

Plan të njëjtë kishte edhe për vëllezërit e presidentit Thaçi. “Syri i Popullit” pretendonte t’i vriste tre vëllezërit e ish-kryetarit të PDK-së: Ganiun, Blerimin dhe Idrizin dhe pasurinë e tyre t’ia kalonte Shoqatës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, raporton Insajderi.

“Kapen vëllezërit e Hashimit. Pasurinë e patundshme ta kalojnë në Shoqatën e Veteranëve të UÇK-së dhe mjetet financiare në xhirollogari të Fondit Humanitar “Atdheu” dhe pastaj vriten”, thuhet në dokumentet e “Syrit të Popullit”.