Kush po e rrit ekstremizmin nacionalist sikur “Syri i Popullit”- sipas këtij avokati

Kush po e rrit ekstremizmin nacionalist sikur “Syri i Popullit”- sipas këtij avokati

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari i parë “Patriotë të çmendur”- pjesa e parë.

Në këtë dokumentar zbulohen edhe detaje interesante për atentatin e parë të organizatës terroriste “Syri i popullit” dhe veprimet e tjera të kësaj organizate.

Nga minuta 8:00 e tutje avokati AzemVllasi, qëështë edhe viktimë e një atentati nga organizata terroriste “Syri i Popullit” ka një shpjegim se çka po rrit ekstremizmin nacionalist sikur ky i “Syri i Popullit”.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi për herë të parë do të zbulohet edhe se kush qëndron prapa kësaj organizate, se si u krye atentati i parë, se si u kap atentatori dhe se sa kohë para kësaj shteti e dinte për këtë organizatë.

Në pjesën e parë ekskluzivisht, AzemVllasi rrëfen çdo moment të rastit ku ai për pak u vra në një atentat dhe Prokurori Sylë Hoxha  zbulon detaje tronditëse për madhësinë e hetimit të tij.

A ka atentatorë të lirë të “Syrit të Popullit”?  A do të zgjerohet akuza me emra të rinj? Cili është profili i personave që drejtojnë këtë organizatë dhe cila parti qëndron prapa saj? Këto dhe detaje të tjera do të shpalosen në InDoks që transmetohet në RTV Dukagjini.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta OnlineInsajderi. /Insajderi.com

Këtu gjeni videon e plotë të dokumentarit:

https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-patriote-te-cmendur-pjesa-e-pare