Liderët shtetëror po marrin pjesë në konferencën e quajtur “Skenarët e ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, konferencë kjo e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit dhe Grupi për Hulumtim të Politikave në Ballkan.
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, kryeministri, Ramush Haradinaj, ambasadori i SHBA-ve, Greg Delawie si dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti po marrin pjesë në këtë konferencë.
Në mungesë të kryetarit të LDK-së Isa Mustafa, atë në këtë konferencë është duke e zëvendësuar nënkryetari i kësaj partie, Lutfi Haziri.
Fillimi i kësaj konference ishte përshkruar me disa momente të sikletshme për Kurtin, Haradinajn dhe Thaçin.