fbpx

Kush po i dërgon kosovarët drejt ISIS-it – flet ekspertja e sigurisë

Kush po i dërgon kosovarët drejt ISIS-it – flet ekspertja e sigurisë

Ekspertja e Sigurisë, Besa Kabashi-Ramaj, ka renditur disa nga shkaktarët që i shtyjnë grupet e caktuara të qytetarëve të Kosovës, te marrin pjesë në luftërat jashtë vendit.

“Janë disa kategori të shkaktarëve; shkaktarët e jashtëm dhe ata të brendshëm. Të brendshëm mund të hyjnë disa dhe këtu përfshihet edhe sistemi shtetëror apo mungesa e atij të duhur. Nuk është më sekret që në Europën Perëndimore dhe SHBA një prej shkaktarëve kryesorë është margjinalizimi i emigrantëve të gjeneratës së dytë dhe të tretë. Pra ata persona që nuk e mbajnë mend as vendlindjen se si është duke dhe që nuk kanë kontakt të drejtpërdrejtë me të”, ka thënë ajo.

Ekspertja Kabashi-Ramaj ka deklaruar në Klan Kosova se një qytetar në një shtet të caktuar, duhet të ndihet që ai shtet ia ofron të drejtën që ai ta ruajë identitetin e vet

“Ata që nuk e kanë një ndjenjë të tillë është shumë më lehtë që të pësojnë një krizë të identitetit. Ata nuk mund të integrohen në shoqëri janë pre më e lehtë e faktorëve të ndryshëm, qofshin ata edhe kriminalë apo edhe radikalë”, ka shtuar ajo

Ndërkaq, avokati Kolë Berisha, ka thënë se është një mori motivesh që i shtynë qytetarët e Kosovës drejt vende të luftës në Siri dhe këtu nuk është vetëm ideologjia.

“Përpara njerëzit janë integruar në grupe të caktuara radikale dhe terroriste vetëm nga ndikimi i një faktori apo motivi, për shembull ai fetar apo kombëtar. Por sipas hulumtimeve dhe analizave është konstatuar se numri absolut i rajoneve tona nuk kanë shkuar apo integruar në grupe terroriste vetëm nga një motiv, por nga disa të gërshetuar. Njëri prej tyre ka qenë lakmia pasurore sepse atje është propaganduar se mund të merren 40 mijë dollarë apo plaçkat e luftës. Pra motivi ka qenë pasuror, ideologjik sepse kanë shkuar në emër të ideologjisë”, ka potencuar Berisha.