Në kohën kur po afrohet afati ‘kërcënues’ i Listës Serbe për formimin e njëanshëm të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe (AKS), nga zyrtarët kosovarë ende po kërkohet që ai të mos ketë kompetenca ekzekutive.
Zëvendëskryetari i Asociacionit të komunave të Kosovës, Xhafer Gashi, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të ketë kompetenca ekzekutive dhe se duhet të jetë në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.
Gashi në një intervistë për “Epokën e re” ka thënë se ky asociacion i ri duhet të ngjajë me OJQ-të, sikurse është asociacioni aktual.
Ai ka bërë me dije se nëse institucionet qendrore e shohin të nevojshme ndihmën e përfaqësuesve të Asociacionit të komunave të Kosovës në këtë proces do të jenë të gatshëm për ta dhënë kontributin e tyre në këtë drejtim.
- Emisionin “Patriotët e Çmendur” te InDoks, shikojeni në këtë LINK