Kush po prinë në pesë ligat e mëdha evropiane?

Kush po prinë në pesë ligat e mëdha evropiane?

Nuk ka përfunduar ende gjysma e kampionatit dimëror në pesë ligat kryesore evropiane.

Por, këtë vit ka befasi në renditjen e kreut të tabelës, njofton Insajderi.

Në Premier Leagua pozitën e parë momentalisht e mban Leicester City e cila ka treguar formë të mirë në këtë fillim kampionati.

Në Laliga Real Sociedad e ka filluar shumë mirë kampionatin, duke lënë mbrapa skuadrat e mëdha si Real Madrid, Barcelona e Atletico Madrid.

Milan pas nëntë viteve është rikthyer në krye të tabelës, ka dy pikë më shumë sesa Sassuolo e tri më shumë sesa Napoli e Roma.

Ndërsa në Ligën e Gjermanisë dhe atë të Francës nuk ka ndryshim nga sezonet e kaluara, vazhdon Bayerni dhe PSG në krye të tabelës. /Insajderi.com