Kushtetuesja vendos për ankesën e LVV-së ndaj vendimit të presidentit për shtyrje të zgjedhjeve në Podujevë

Kushtetuesja vendos për ankesën e LVV-së ndaj vendimit të presidentit për shtyrje të zgjedhjeve në Podujevë

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ta heqë nga lista kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për vendimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë, njofton Insajderi.

Kushtetuesja e ka arsyetuar heqjen e kërkesës me ndryshimin e rrethanave, përkatësisht me caktimin e datës së re të zgjedhjeve në Podujevë më 29 nëntor të këtij viti.

“Në kontekst të kësaj analize, Gjykata në vijim konkludoi se në rastin konkret, (i) përderisa arsyeja për të cilën është kontestuar Vendimi i Presidentit, d.m.th. Shtyrja e zgjedhjeve në afat të pacaktuar, më nuk qëndron; dhe (ii) përderisa efekti i shkeljes eventuale të nenit 45 të Kushtetutës dhe nenit 3 të Protokollit 1 të KEDNJ-së për shkak të atyre rrethanave është adresuar me përcaktimin e datës së re të zgjedhjeve (përkatësisht më 29 nëntor 2020), Gjykata konsideron se rasti konkret nuk përfshin ndonjë rrethanë të veçantë lidhur me respektimin e të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë dhe Konventë. Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit çNr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore. Gjykata konstaton se përmes Vendimit të Presidentit çNr.157/2020], objekti i kërkesës së parashtruesve të kërkesës ka ndryshuar në mënyrë të konsiderueshme. Pozita e tanishme, përkatësisht caktimi i datës së zgjedhjeve është rrethanë e tillë e cila konsiston në atë që kërkesa në fjalë, tashmë nuk ka arsyetim dhe se qëllimi që është kërkuar të arrihet, tashmë është arritur plotësisht. Në dritën e kësaj, Gjykata konsideron se nuk ka më merita për të shqyrtuar më tutje këtë çështje dhe një arsyetim të tillë, Gjykata tashmë e ka shprehur qartë edhe në praktikën e saj gjyqësore”, thuhet në arsyetimin e Kushtetueses.

Kushtetuesja ka thënë se në vlerësimin e kushtetutshmërisë për vendimin e presidentit të Kosovës të datës 14 mars 2020 për shtyrjen e zgjedhjeve, ajo ka vendosur me shumicë votash që çështja ka mbetur pa objekt shqyrtimi dhe rrjedhimisht ka vendosur ta heqë nga lista kërkesën në përputhje me rregullin 35 (4) të Rregullores së punës./Insajderi.com